Ambasada e SHBA në Tiranë ka hapur një mundësi pune. Bëhet fjalë për specialist ligjor.
Përmes një postimi në rrjete sociale ambasada ka shkruar se kushdo që është i kualifikuar dhe interesuar për këtë post të aplikojë deri në 19 janar 2022.
“A dëshironi të punoni për Ambasadën e Shteteve të Bashkuara? Tashmë ka një mundësi. Zyra e OPDAT-it e Ambasadës Amerikane kërkon kandidatë të kualifikuar për pozicionin e Specialistit Ligjor. Aplikimet janë të hapura deri në datën 19 janar 2022. Klikoni këtu për më shumë informacion mbi vendin e punës që ofrohet: https://bit.ly/3pYok8D”, shkruan ambasada. /abcnews.al