Ndarja nga jeta e Arben Lazes, reagon Duka: Energjia e Benit do t’i mungojë futbollit

schedule09:35 - 6 Janar, 2022

schedule 09:35 - 6 Janar, 2022

Lajmi i ndarjes nga jeta të ish-presidentit të klubit të Elbasanit, Arben Laze, ka tronditur futbollin shqiptarë.

Për këtë humbje të parakohshme, ka reaguar në rrjetet sociale edhe Presidenti i Federatës Shqiptare të Futbollit, Armando Duka, i cili ka shkruar se një mik si Beni do t’i mungojë shumë futbollit shqiptarë.

Ja postimi i plotë:

“Pak orë më parë mora lajmin e rëndë se miku im i mirë, Presidenti i Elbasanit që ai e deshi aq shumë, Arben Laze, u nda nga ne.

Është e vështirë dhe tani për mua ta besoj dhe të shkruaj këto fjalë për një njeri të mirë, plot humor dhe optimisëm, që kontribuoi aq shumë për futbollin shqiptar.

Beni ishte një mik i të gjithëve ne, një njeri që nuk hiqte dorë lehtë nga përgjegjësitë dhe sfidat. Energjia e tij do t’i mungojë komunitetit të futbollit.

Në këtë moment të vështirë për familjen e tij, miqtë e tij të shumtë, lutemi që shpirti i tij të prehet në paqe.

Lamtumirë miku im, do më mungosh!” shkruan Duka në postimin e tij në “Facebook”.

/f.a/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!