Çifti shumë i dashur për publikun, Jonida Vokshi dhe Besnik Krapi u bënë prindër për herë të parë me datë 18 qershor të vitit 2019. Aktorja solli në jetë një vajzë, të cilën e pagëzuan me emrin Emi.
Së fundmi, Jonida ka publikuar në rrjete sociale disa foto të ëmbla familjare. Ata kanë zgjedhur të kalojnë disa ditë pushimi në borë dhe ajo që është argëtuar më shumti është padyshim vogëlushja.
“Familje”, ka shkruar Jonida krahas imazheve të ëmbla./abcnews.al
View this post on Instagram