Christian Eriksen është ende pa ekip dhe po stërvitet për të arritur formën e tij më të mirë.
Pak ditë më parë ai u shpreh se ndjehet shumë mirë fizikisht dhe është i gatshëm të rikthehet të futet në fushën e blertë. Problemi i vetëm është se ai ende nuk ka një ekip.
Por, sipas “Daily Telegraph”, Eriksen ka rënë në radarët e klubit francez të Monacos./ h.ll/abcnews.al