Bisedë telefonike mes presidentëve Vuçiç dhe Erdogan

schedule20:44 - 9 Shkurt, 2019

schedule 20:44 - 9 Shkurt, 2019

Përforcimi i marrëdhënieve mes dy vendeve dhe rritja e investimeve turke në Serbi kanë qenë në qendër të bisedës telefonike të Presidentit serb Vuçiç dhe atij turk Erdogan, mbrëmjen e së premtes. Lajmi u konfirmua nga presidenca serbe.

Me anë të një bisede telonike mbrëmjen e së premtes, presidenti i Turqisë Erdogan dhe ai i Serbisë, Aleksandër Vuçiç, premtuan se do të thellojnë marrëdhënien mes dy vendeve të tyre. Ata ritheksuan ndër të tjera përkushtimin për të përforcuar marrëdhëniet politike dhe ekonomike. Presidenca serbe konfirmoi me anë të një deklarate për shtyp se Vuçiç dhe Erdogan shprehën besimin se përmes punës së Këshillit të Lartë për Bashkëpunim, si dhe përmes mënyrave të tjera do të vazhdojnë me një vendosmëri më të madhe të përmirësojnë marrëdhëniet e përgjithshme.

Kreu i shtetit serb ftoi Erdogan të vizitojë Serbinë sa më shpejtë të jetë e mundur, në mënyrë që të mbahet seanca e dytë e Këshillit të Lartë për Bashkëpunim për rënien dakord në lidhje me elemente të reja të bashkëpunimit politik dhe ekonomik. Presidenti serb tha se mbështetja e presidentit Erdogan për investimet turke në Serbi ndikon për forcimin e ekonomisë, si dhe e falënderoi për investimet e reja të kompanive nga Turqia, duke thënë se investitorët turq që janë në numër të madh dëshirojnë të organizojnë një pritje për dy presidentët./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!