Për herë të parë që nga fillimi i pandemisë, Mbretëria e Bashkuar regjistroi më shumë se 200,000 raste të reja në 24 orë. Sipas të dhënave të qeverisë, vendi ka regjistruar 218.724 raste dhe 48 viktima. Në total, që nga fillimi i pandemisë, numri i të vdekurve ka shkuar në 148,941.
Më shumë se 14,000 pacientë aktualisht po marrin trajtim në spitale. Duke marrë parasysh situatën, kryeministri Boris Johnson deklaroi do të vazhdojë zbatimi i masave të “Planit B” për Anglinë. “Meqë (Sistemi Kombëtar Shëndetësor) është në prag të kolapsit, unë rekomandoj vazhdimin e planit B”, tha ai në një konferencë për shtyp.
Plani B ka të bëjë kryesisht me punën e detyrueshme në distancë, përdorimin e maskës në vende publike dhe demonstrimin e certifikatës Covid për hyrje në vende të caktuara. Johnson argumentoi se Britania mund të kalojë valën e Omicron pa imponuar bllokimin, por shtoi se javët e ardhshme do të ishin të vështira.
“Kemi mundësi ta kalojmë këtë valë pa izoluar vendin”, theksoi ai. “Por javët e ardhshme do të jenë të vështira, si në Mbretërinë e Bashkuar ashtu edhe në mbarë botën.”
/abcnews.al