Komisioni i Përkohshëm i Rithemelimit të Partisë Demokratike, ka reaguar sërish në lidhje me protestën e paralajmëruar të 8 janarit.
Përmes një deklarate për mediat akuzon Bashës se do që të hedhë poshtë kuvendin dhe historinë e PD-së duke e zëvendësuar me brava dhe me shula.
“Hera e pare në historinë e demokracisë kur dikush kerkon te zëvendësojë kuvendin, anetarësinë dhe partine me hekura, brava, shula dhe vula!
LEXO EDHE: Basha për Berishën: Politikani që u shpall i padëshiruar nga SHBA, proteston kundër partisë së tij
Deputeti Lulzim Brava është sinonim i humbjes seriale dhe pazareve!
Ai është shembelltyra e një opozite te kapur peng.
Kjo do marre fund ne date 8 Janar!”, thuhet në deklaratën e tyre./abcnews.al

