Motori përplaset me shtyllën në Kamëz dhe bëhet copë copë, vdes në vend 30-vjeçari (FOTO)

schedule14:22 - 4 Janar, 2022

schedule 14:22 - 4 Janar, 2022

Nga Ervin Leka

Një aksident me pasojë vdekjen e një personi ka ndodhur mesditën e sotme në Kamëz, në vendin e njohur si “Tre fushat”.

Policia bën me dije se 30-vjeçari Ernest Kurmeka ka humbur kontrollin e motorit duke u përplasur me një shtyllë tensioni dhe për pasojë ka ndërruar jetë në vend. Gazetari i Abcnews.al Ervin Leka ka siguruar pamjet nga vendi i ngjarjes, ku motori është bërë copë copë nga përplasja.

“Më datë 04.01.2022, rreth orës 13:35, në Kamzë, në vendin e quajtur “Tre fushat”, shtetasi Ernest Kurmeka rreth 30 vjeç, duke drejtuar motomjetin, ka humbur kontrollin mbi drejtimin e motomjetit dhe ka dalë nga rruga duke u përplasur me një shtyllë tensioni.

Si pasojë e përplasjes, shtetasi Ernest Kurmeka ka humbur jetën në vendngjarje. Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit”, njofton policia. m.v/Abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!