Kina ka izoluar 1 milion banorë në një tjetër qytet në pjesën qendrore të vendit pasi identifikoi tre raste asimptomatike me Covid-19. Që nga fillimi i pandemisë së koronavirusit, autoritetet kineze kanë miratuar një politikë “zero covid” që synon minimizimin e shfaqjes së rasteve të reja.
Qyteti Yuzhou, i vendosur në provincën Henan, rreth 800 kilometra në jug të Pekinit, njoftoi dje 1.2 milionë banorë do të duhej të karantinoheshin për parandaluar përhapjen e koronavirusit. Masa, kohëzgjatja e së cilës nuk është përcaktuar, është marrë pas zbulimit të tre rasteve asimptomatike të Covid-19.
Kina raportoi 175 raste të reja në 24 orë, 95 prej të cilave në qytetin e Xi’an, banorët e të cilit janë në izolim prej gati 2 javësh. Ky është bllokimi më i ashpër që është zbatuar në Kinë pas atij në Ëuhan, qyteti ku u shfaq për herë të parë koronavirusi.
Kina e ka eliminuar praktikisht epideminë që nga pranvera e vitit 2020, falë karantinës së detyrueshme, bllokimeve, testeve masive diagnostikuese, aplikacioneve për të gjurmuar lëvizjen dhe kufizimin drastik të fluturimeve ndërkombëtare.
Vendi ka regjistruar 102,841 raste dhe 4,636 raste që nga fillimi i pandemisë.
/abcnews.al