Zona e Ulzës dhe Shkopetit janë zgjuar mëngjesin e kësaj të hëne, të mbuluara nga mjergulla e dendur.
Kjo situatë ka krijuar vështirësi për lëvizjen e automjeteve përgjatë aksit rrugor Skuraj-Burrel.
Mjergulla është shfaqur që në orët e para të mëngjesit dhe vazhdon të jetë prezentë në zonë.
Policia u ka bërë apel drejtuesve të automjeteve të bëjnë kujdes gjatë lëvizjes. /Abcnews.al