Natyra mahnitëse me liqenin piktoresk, malet e me pyjet e dendura e kanë kthyer qytezën e Ulzës në një nga destinacionet e pëlqyera të turistëve.
Vitet e fundit Ulza ka tërhequr një numër gjithnjë e më të madh turistësh të huaj. Ata e zgjedhin për tu qetësuar në natyrë, por dhe për të shijuar kuzhinën tradicionale.
Mikpritja e banorëve është një tjetër vlerë për zonën.
Është një nga arsyet që turistët rikthehen në Ulzë.
Peisazhet që e bëjnë këtë zonë një nga atraksionet më të veçanta turistike në vend me liqenet e Ulzës dhe Shkopetit të cilat të shoqërojnë gjatë të gjithë rrugës bëjnë që udhëtimi në këtë qytezë të mbetet gjatë në mendje./abcnews.al


