150 nga gjithsej 5000 pasagjerë të tragetit “MSC Grandiosa” rezultuan pozitivë me koronavirus, pas një testi të kryer gjatë lundrimit në det.
Trageti u nis në portin e Xhenovas dhe sipas mediave italiane, pothuajse të gjithë pasagjerët që janë infektuar deri më tani janë asimptomatikë.
Pasagjerët italianë do të transportohen me shpenzimet e kompanisë në shtëpitë e tyre, ku do të qëndrojnë të izoluar derisa të diagnostikohen negativë.
Pasagjerët e huaj do të akomodohen, gjithmonë të izoluar, në një azil.
/ Abcnews.al