Mbi 3 mijë fluturime janë anuluar në të gjithë botën për shkak të Omicron

schedule12:50 - 3 Janar, 2022

schedule 12:50 - 3 Janar, 2022

Më shumë se 3,000 fluturime janë anuluar sot në mbarë botën, me më shumë se 50% të brenda SHBA-së, duke përkeqësuar problemet e udhëtimit për shkak të kushteve të motit dhe rritjen e numrit të rasteve nga varianti Omicron.

Më shumë se 3,300 fluturime u anuluan mesditën e sotme duke përfshirë më shumë se 1,900 fluturime hyrëse ose dalëse nga Shtetet e Bashkuara, sipas FlightAware.com. Festat e Krishtlindjeve dhe Vitit të Ri janë zakonisht më të ngarkuarat për udhëtimet ajrore, por përhapja e shpejtë e COVID-19 ka bërë që linjat ajrore të anulojnë fluturimet pasi pilotët dhe ekuipazhet janë karantinuar.

Edhe Shërbimet e Transportit Mbarëkombëtar kanë pezulluar ofrimin e shërbimeve të tyre, për shkak të reduktimit të stafit, për shkak të shtimit të rasteve. Varianti Omicron ka regjistruar një numër rekord rastesh duke anuluar shumë nga festimet e planifikuara për vitin 2022, në mbarë botën.

/abcnews.al

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!