Ndryshe nga disa të tjerë, shumë personazhe publikë zgjodhën ta prisnin Vitin e Ri jashtë vendit. Ndërsa një pjesë e mirë udhëtuan për shkak të koncerteve, disa të tjerë zgjodhën të pushojnë në destinacionet më të lakmuara.
Bes Kallaku dhe Xhensila Myrtezaj
Çifti i njohur ka zbuluar se ndodhet në Londër. Përveç së bijës, aktori i humorit ka treguar se bashkë me ta ka udhëtuar dhe gjyshja e tij.
Enca Haxhia
Këngëtarja e njohur e priti Vitin e Ri në Paris nga ku nuk munguan fotot porvokuese nga Kulla Eiffel.
Anxhelina Hadërgjonaj
Dhe vajza e Albërie Hadërgjonajt, Anxhelina, iu drejtua Francës për të shijuar ditët e para të vitit.
Olta Gixhari
Aktorja e dashur për publikun shqiptar është larguar nga Spanja për të kaluar disa ditë pushimesh në Kubë.
Greta Koçi
Greta ka preferuar të qëndrojë në Vienë, Austri, ku është shpërngulur prej kohësh.
Kejvina Kthella
Modelja shumë e komentuar është bashkuar me mikeshat e saj të famshme për të kaluar disa ditë në Dubai. Fotot me Arta Nitaj dhe Arta Elezaj nuk kanë munguar në rrjete sociale.
Poni
Viti i Ri e gjeti në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Këngëtarja ka performuar për shqiptarët në Michigan.
Blendi Fevziu
Dhe gazetari i njohur ka zgjedhur Dubain për të kaluar pushimet.
Rina Balaj
Reperja e famshme shqiptare dhe i dashuri i saj me origjinë shqiptare, Sin Boy kanë preferuar Greqinë.
Arta Elezaj
Arta Elezaj tregoi se bashkë me Kejvina Kthellën dhe Arta Nitajn mirëpritën Vitin e Ri nga Dubai. /abcnews.al