Emocionet sa vijnë e shtohen në dance reality show “T’ka mami yll”.
Ndërkohë që pritet vetëm pas pak të eliminohen dy fëmijë, mamatë kanë dhënë mendimet e tyre se kush dëshirojnë ato që të fitojë. Mirëpo, ajo që i surprizojë të gjithë me emrin e zgjedhur është mamaja e Kristinës, e cila tha emrin e Mikeles. Kjo pasi pak javë më parë, mamaja e Kristinës dhe gjyshja e Mikeles kanë patur edhe disa debate njëra-tjetrën.
“Për sa i përket se kush do fitojë, atë e di më mirë juria. Unë do thosha ta merrnim në Vlorë trofeun. Mikele, po tani në Vlorë e donim, mos ta lëmë këtu në Tiranë, ta marrim në Vlorë. Unë përgjithësisht jam pozitive si njëri, po rrethanat na kanë bërë ndonjëherë të dalim nga vetja”, u shpreh ajo. /abcnews.al/