Mbrëmjen e sotme do t’ju mbajë të gozhduar në ekranin e ABC, spektakli i humorit “Kosherja”.
Regjisori, Altin Basha ka ndarë në studion e “ABC e Live” disa nga surprizat, që janë përgatitur për të gjithë shikuesit në natë e ndërrimit të viteve.
Ai tregoi se përveç aktorëve, të ftuar do të jenë edhe shumë personazhe të botës së ekranit, si Capital T, G Bani apo edhe Ylli Baka.
“Do të jetë një emision tre orë e gjysmë. Do të ketë të ftuar edhe nga bota e ekranit. Do të kemi Ylli Bakën, G Banin apo dhe Capital T. G Bani ishte një surprizë se erdhi nga jashtë vetëm për ‘Kosheren’.
Edhe për Capitalin ishte kënaqësi të punoje me të sepse unë nuk e njihja shumë, e njihja vetëm nga ekrani. Ai ka një numër me Besin dhe Juxhinin, “Tik Tokset”.
Dy gjëra janë të bukura nga këto eksperienca, e para se në 99% të rasteve e bëjnë me qejf se nuk janë të fushës. E dyta personazhi luan dhe i ngelet kujtim. Ne kemi preferuar këto sepse figurat janë të angazhuar gjatë festave”, u shpreh Basha.
Më tej, regjisori zbuloi arsyet pse shikuesit duhet ta ndjekin “Kosheren” mbrëmjen e kësaj të premte.
“Së pari sepse ‘Kosherja’ është humor për të gjithë fmiljen, është një punë shumë e kujdeshme, e përshtatshme për të gjithë familjen dhe së treti sepse është spektakolar. Numrat muzikor kanë një rëndësi të veçantë dhe darka e Vitit të Ri nuk ka kuptim pa muzik.
Janë 47 numra dhe jo vetëm kaq, paralel me spektaklin, aktorët e ‘Kosheres’ janë përgatitur edhe për numra të tjerë paralelisht për të ruajtuar nivelin e audiencës.
Pjesa e konkurencës është e shëndetshme brenda ‘Kosheres’. Nëse ka një tipar për të zbuluar gjëra të reja në zanat. Në backstage kemi një harmoni, një frymë të mirë grupi. Një nga gjërat që diskutoj me Besin është se aktorët kanë një frymë të mirë, qoftë me njëri-tjetrin, por edhe për rolet që kanë”, shtoi ai./abcnews.al