Rep-artistja e njohur, Loredana Zefi, ka qenë një nga personazhet më të përfolura gjatë vitit që po lëmë pas. Kjo pas ribashkimit me reperin Mozzik, ndarjen e tyre pas pak muajsh edhe për albumin e tyre të përbashkët.
Përmes një shkrimi në InstaStory, artistja së fundmi ka kërkuar që në vitin e ardhshëm të mos ketë njerëz falsë.
“I dashur 2022, jo më njerëz falsë të lutem”, ka shkruar Loredana.
Nuk dihet se për kë është fjala apo nëse ka të bëjë me ish-partnerin e saj, Mozzikun.
Megjithatë, pavarësisht të gjithave, ish-çifti kanëë së bashku një vajzë të quajtur, Hana./abcnews.al