Ronela Hajati do të përfaqësojë Shqipërinë në “Eurovision”. Këngëtarja u shpall fituese e Festivalit të Këngës, mbrëmjen e djeshme, ku konkurroi me këngën “Sekreti”.
Mirëpo, ashtu siç ndodh çdo herë, ka pasur edhe nga ata që kanë dal kundër fitueses.
Më e fundit, është ish-fituesja e festivalit të 52-të, Hersi Matmuja, e cila e ka ironizuar këngën e Ronelës, përmes një postimi në “Facebook”.
“Ku kënga???”, ka shkruar ajo krahas linkut me këngën “Sekreti”./abcnews.al