Rivaliteti mes Donaldit dhe Ilirit po shtohet sa më shumë i afrohen finales. Marrëdhënia mes tyre është tensionuar ditët e fundit.
Teksa Iliri po diskuton me Monikën në dhomën e ndjënjes, Donaldi nervozohet kur i dëgjon zërin nga dhoma tjetër. Ai vepron i nevrikosur duke goditur murin me grushte.
“Mos fol më, nuk dua ta dëgjoj, hape perden mos ta dëgjoj më”, thotë Donaldi i acaruar.
“Mos dil nga vetja jote, Donald të lutem, qetësohu, Iliri po flet me Monikën”, -i thotë Beniada. /abcnews.al