Detajet nga ekzekutimi i 32-vjeçarit në Peqin, e futi në kurth djali i xhaxhait

schedule10:09 - 29 Dhjetor, 2021

schedule 10:09 - 29 Dhjetor, 2021

Vrasja e të riut Albi Bashaliu ka marrë një tjetër rrjedhë. Mësohet se viktima u “shit” nga djali i xhaxhait të tij, Viz Bashaliu, tek autorët që e ekzekutuan.

Policia ka mundur të vërë në pranga Veiz Bashali, 41 vjeç bashkë me Mikel Xhaja., 30 vjeç, të dy banues në fshatin Gjoçaj, Peqin. Burime për ABC bëjnë të ditur se këta dy persona kanë dëmtuar provat në vendin e ngjarjes.

Po ashtu policia i akuzon dy të arrestuarit se kanë kryer veprime për të fshehur rrethanat e ngjarjes dhe kanë penguar organet e Policisë, për t’u informuar për ngjarjen, rrethanat si ka ndodhur dhe motivin.

Policia njofton se autorët kanë marrë mjetin e viktimës për t’u larguar, ndërsa mjetin me të cilin ata udhëtonin e kanë djegur në vendngjarje.

Në vendngjarje janë gjetur sende të ndryshme, të cilat u sekuestruan në cilësinë e provave materiale dhe që u dërguan për ekzaminime të mëtejshme në Institutin e Policisë Shkencore.
Albi Bashaliu mbeti viktimë e një atentati mëngjesin e 27 dhjetorit në fshatin Gjocaj të Peqinit.

32-vjeçari ishte në lokal, dikush e thirri në emër nga jashtë, dhe më pas autorët e kanë qëlluar menjëherë.

Pas kryerjes së krimit, autorët i kanë vënë flakën automjetit me të cilin lëviznin, vetëm pak metra larg.

Bashaliu, është një emër i njohur për policinë. Ai në vitin 2017, u arrestuar për një atentat të dështuar ndaj dy personave. 32-vjeçari akuzohet se qëlloi me breshëri arme ndaj dy personave që udhëtonin me makinë. Në atë kohë dy personat shpëtuan pa lëndime ndërsa Albi Bashaliu u arrestua.

Një ndër pistat që po hetohet është ajo e hakmarrjes që lidhet me të shkuarën e viktimës dhe vëllait të tij. /abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!