OBSH paralajmëron: Rreziku global i mutacionit të Omicron është shumë i lartë

schedule07:54 - 29 Dhjetor, 2021

schedule 07:54 - 29 Dhjetor, 2021

Organizata Botërore e Shëndetësisë së fundmi ka bërë një tjetër paralajmërim në lidhje me rrezikun që na paraqitet nga përhapja e mutacionit të Omicronit në botë.

“Rreziku global i lidhur me variantin e ri të shqetësimit Omicron mbetet shumë i lartë. Të dhënat e besueshme tregojnë se varianti Omicron ka një avantazh zhvillimor ndaj variantit Delta, me një normë dyfishimi prej dy deri në tre ditë.  Rritja e shpejtë është ndoshta për shkak të kombinimit të humbjes së imunitetit dhe rritjes së natyrshme të transmetueshmërisë së variantit Omicron,” ” ka thënë OBSH.

Ndër të tjera OBSH thekson një ulje prej 29% të incidencës në Afrikën e Jugut , vendi që identifikoi dhe informoi për herë të parë agjencinë më 24 nëntor.

OBSH vëren se të dhënat nga Britania, Afrika e Jugut dhe Danimarka, të cilat kanë përqindjen më të lartë të infeksioneve në raport me popullsinë sugjerojnë një reduktim të rrezikut të nevojës për shtrimin në spital në rast të infeksionit Omicron, në krahasim me Delta.

Megjithatë, nevojiten më shumë të dhëna për të kuptuar rëndësinë e Omicron për sa i përket treguesve klinik, veçanërisht përdorimit të oksigjenit, intubimit dhe vdekjes. Dhe gjithashtu, mënyra se si mund të ndikohet ashpërsia e sëmundjes nga një infeksion i mëparshëm ose nga vaksinimi.

Sipas Organizatës Botërore të Shëndetësisë, gjatë javës së mbyllur të dielën, numri global i rasteve është rritur me 11% krahasuar me një vit më parë, ndërsa numri i vdekjeve është ulur me 4%./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!