Sondazh

Kush po e provokon tensionin në Shkup:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Nuk iu shpëtuan dot problemeve, ndahet çifti i njohur turk

schedule19:54 - 28 Dhjetor, 2021

schedule 19:54 - 28 Dhjetor, 2021

Aktori i famshëm turk, Ibrahim Çelikkol dhe Mihre Mutlu kanë vendosur t’i japin fund martesës së tyre 4-vjeçare. Çifti, të cilët janë prindër të një djali vendosën të ndaheshin me marrëveshje. Ata mirëpritën djalin e tyre në vitin 2019, të cilin e quajtën Ali.

Sipas mediave turke, prej muajsh janë përpjekur për të shpëtuar martesën por nuk i kapërcyen dot problemet. Ndërkohë që aktori i famshëm nuk ka reaguar ende për këtë temë, tashmë fansat e tij janë tronditur nga ky lajm. Më parë, aktori tha se gruaja ishte mbështetja e tij më e madhe.



“Gruaja ime është mbështetja ime më e madhe. Në fakt, ndonjëherë ajo mendon për mua më shumë se unë. Mbështetja e saj më jep forcë.”, tha ai.

Ibrahim Celikkol dhe Mihre Celikkol po divorcohen

Ibrahim Celikkol dhe Mihre Celikkol po divorcohen

 

/abcnews.al

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!