Sherif Kallaku drejt kryeqytetit, Ilirid Ademi i larguari i parë nga Laçi

schedule17:55 - 28 Dhjetor, 2021

schedule 17:55 - 28 Dhjetor, 2021

Sherif Kallaku te Laçi dukej një marrëveshje e kryer, por gjërat kanë ndryshuar dhe fantazisti i larguar nga Teuta mund të transferohet në kryeqytet.

Dinamo duket më pranë për momentin, por duhet pritur zyrtarizimi pasi edhe Partizani është i interesuar ta huazojë nga Lokomotiva Zagreb.

 

Për të mbetur te merkato, te Laçi ka edhe një largim. Sulmuesi Ilirid Ademi, i cili vjet ishte pjesë e Shkupit, ka zgjidhur kontratën me kurbinasit dhe ka dalë lojtar i lirë. / abcnews.al