Ish-bashkëshortja e Carlos Marin, i cili ndërroi jetë nga Covid-19, ka zbuluar se ata po planifikonin të martoheshin përsëri. Geraldine Larrosa, e cila mbajti një raport të afërt me baritonin spanjoll pavarësisht divorcit në vitin 2009, bëri këtë deklaratë gjatë funeralit të tij në Madrid.
Aktorja dhe këngëtarja 44 vjeçare, zbuloi se do të martohej sërish me Carlos përpara se ai të vdiste nga Covid-19 në një spital të Mançesterit javën e kaluar, pavarësisht se ishte vaksinuar. Çifti kishte mbetur miq të mirë pavarësisht divorcit të tyre tre vjet pas martesës.
“Gjatë këtyre dy viteve të pandemisë ne ishim bashkë. Do të martoheshim dhe në fund nuk ndodhi“, tha ajo duke shtuar se vajza e saj 9-vjeçare e konsideronte këngëtarin si “babain e saj të dytë”.
/abcnews.al