Festat e fundvitit kanë shtuar fluksin e qytetarëve në pikën kufitare të Morinës. Burime për abcnews.al bëjnë me dije se në kuadër të parandalimit të përhapjes së Covid në këtë pikë kufitare është instaluar një personel mjekësor për verifikimin e certifikatave të vaksinimit për të gjithë qytetarët që kthehen nga shtetet e perëndimit në vendlindje.
Ndërkohë që autoritetet e Kosovës kanë ngritur një qendër vaksinimi për t’ju ardhur në ndihmë qytetarëve që ta kryejnë këtë procedurë në kufi, për të shmangur kthimin pas të tyre.
Kryesisht në pikën kufitare të Morinës janë qytetarë që jetojnë jashtë vendit dhe kthehen pranë të afërmve për festat e fundvitit.
Ndërkaq gjatë ditës së sotme bëhet me dije se deri më tani kanë kaluar 6300 qytetrë dhe 3120 automjete. /abcnews.al