Agim Ismaili do të jetë drejtori i ri i Përgjithshëm i Burgjeve. Ai u emërua këtë të mërkurë pas shkarkimit nga kjo detyrë e Stefan Çipës. Ai u emërua si Drejtor i Entit të Banesave. Çipa u emërua te Burgjet në datë 3 Shtator të vitit të kaluar në vendin e Arben Çukos, i cili u shkarkua nga ministrja Gjonaj, ndërsa më pas u prangos në datë 21 Tetor po të vitit 2018. Ndërkohë, para kësaj detyre të re, Ismaili ka qenë drejtor i Autoritetit Kombëtar të Ushqimit (AKU)./abcnews.al
Agim Ismaili emërohet drejtor i Burgjeve
schedule10:08 - 6 Shkurt, 2019
schedule 10:08 - 6 Shkurt, 2019