Qeveria britanike tha se nuk do të vendosë kufizime të reja para vitit të ri. Vetë ministri i Shëndetësisë tha se nuk do të merren masa më të rrepta gjatë ditëve të ndërrimit të viteve, por do të presin pasi 2022-shi të ketë hyrë për të parashikuar masat e reja.
Sipas ekspertëve, varianti Omicron është përgjegjës për rreth 90% të rasteve në Angli. Ministri u bëri thirrje qytetarëve që të jenë të kujdesshëm gjatë eventeve festive natën e Viti të Ri.
/abcnews.al