Presidenti polak vë veton ndaj ligjit të diskutueshëm të medias

schedule06:50 - 28 Dhjetor, 2021

schedule 06:50 - 28 Dhjetor, 2021

Presidenti polak Andrzej Duda ka vënë veton ndaj një ligji të diskutueshëm mbi pronësinë e medias, për të cilin kritikët thanë se kishte për qëllim të heshte një stacion televiziv që është në pronësi të një kompanie amerikane që kritikon qeverinë. Ligji ndalon kompanitë jashtë Zonës Ekonomike Evropiane që të kontrollojnë organet mediatike polake raporton “BBC”.

Nëqoftëse ligji kalon, grupi mediatik amerikan “US-based Discovery” duhet të shesi aksionet e rrjetit televiziv polak TVN24. Zyrtarët deklaruan që ligji synonte të kufizonte ndikimin e shteteve armiqësore. Partia në pushtet Ligj dhe Drejtësi ka thënë prej kohësh se korporatat e huaja kanë shumë pushtet mbi mediat polake dhe e nxori projektligjin në fillim të këtij muaji në parlament.

Kritikët thanë se lëvizja ishte bërë për të sulmuar rrjetin televiziv më të shikuar polak TVN24, reporterët e të cilit kanë qenë kritikë me qeverinë konservatore. Presidenti Duda deklaroi se vlerësonte vendimin e qeverisë, për të mbrojtur vendin nga aktorët potencialisht armiqësorë si Rusia por vuri në dukje se ligji ngrinte shqetësime të rëndësishme mbi të drejtën e pronës.

Ai shtoji se ligji nuk duhej të zbatohej për marrëveshjet ekzistuese të biznesit. Presidenti tha se e mori këtë vendim duke marrë parasysh pluralizmin politik dhe lirinë e fjalës. Mijëra polakë që valëvitnin flamujt e BE-së dhe mbanin tabela me logon e televizionit TVN24 protestuan në fillim të këtij muaji jashtë pallatit presidencial në Varshavë.

Ish-shefi i BE-së Donald Tusk, i cili tani drejton partinë opozitare Platforma Qytetare tha se vendimi i zotit Duda provoi se presioni ka kuptim. Ambasadori amerikan në Varshavë Bix Aliu vlerësoi presidentin për përkushtimin e tij ndaj vlerave të përbashkëta demokratike dhe për mbrojtjen e klimës së investimeve në Poloni. / abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!