“Jam shumë e lumtur”, Fifi tregon nëse është e lidhur me Granitin

schedule20:08 - 27 Dhjetor, 2021

schedule 20:08 - 27 Dhjetor, 2021

Fifi ka sqaruar njëherë e mirë raportin që ka me ish konkurrentin e Big Brother, Granit Canën. Dyshja e famshme kanë qenë në fokus të mediave dhe pas daljes nga shtëpia e famshme për shkak të afrimitetit që kanë treguar. Mirëpo, thashethemeve për një romancë, iu është përgjigjur Fifi përmes një postimi.

“Kam fiks një muaj që shoh lajme, tags, komente etj. duke aluduar për një lidhje të mundshme me Granitin. Me gjithë respektin Jo nanusha, portale, jo o dashamirsa. Nuk jemi në lidhje. Kemi një miqësi shumë të mirë dhe jam shumë e lumtur që kam gjetur një mik si Graniti, por kaq.”, ka shkruar këngëtarja.

Reagimi i saj vjen pasi mediat raportuan duke cituar miq të afërt të tyre, që sipas të cilëve, ata kanë nisur një lidhje romantike dhe për më tepër kanë bërë një marrëveshje sekrete për ta vazhduar lidhjen larg syrit të publikut. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!