Kjo javë është më emocionuesja në Dance reality show “T’ka mami yll”, pasi është finalja. Profesor Albi Nako ka mbledhur në palestër finalistët me mamatë e tyre. Ata janë ndjerë shumë entuziastë dhe kjo gjë reflektohej edhe në mimikë. Mirëpo, Albi nuk ka nguruar edhe t’i ngacmojë.
Ai është ndalur te tezja e Rejanës, pasi mbesa e saj ishte në rrezik eliminimi. “Kisha shpresë se vajza nuk do të eliminohej, pasi Rejana ka goxha potencial, jo se fëmijët e tjerë nuk e kanë, po gjithë kush mburr të vetin dhe unë hyj tek ajo pjesë”, tha tezja e Rejanës.
Ndërkohë, nuk nguruan as falenderimet nga ana e mamave për profesorin, i cili i ka qëndruar në çdo hap pranë fëmijëve.
/abcnews.al