Vrasja në Peqin dyshohet për “larje gjaku”, policia shoqëron djalin e Ylber Xhahysës

schedule16:35 - 27 Dhjetor, 2021

schedule 16:35 - 27 Dhjetor, 2021

Vrasja që tronditi mëngjesin e sotëm Peqinin dyshohet të ketë ndodhur për motive hakmarrje. Kjo pasi vëllai i viktimës në muajin qershor kishte vrarë me armë zjarri një Ylber Xhahysën. Deri më tani policia ka shoqëruar 20 persona, mes të cilëve është edhe djali i Xhahysës, Enriko Xhahysa 22-vjeç.

Burime bëjnë me dije për ABC se në momentin e ekzekutimit të Albi Bashaliut, 22-vjeçari ka qenë në një lokal 150 metra larg vendit të ngjarjes. Pavarësisht se i vëllai Leonard Bashaliu kishte vrarë një person, Albi Bashaliu nuk ruhej dhe bënte një jetë normale.

35-vjeçari Albi Bashaliu u gjet i vrarë me armë zjarri mëngjesin e sotëm në fshatin Gjocaj të Peqinit. Menjëherë pas ngjarjes në zonë shkuan policia dhe grupi hetimor për gjetjen e autorëve të vrasjes.

Vrasja e Ylber Xhahysës

Prej vitesh ishin në konflikt për gërvishtjen e makinës. Ylber Xhahysa i kishte gërvishtur makinën Leonard Bashaliut. Kjo gjë nuk ishte harruar nga dy banorët e fshatit Gjocaj të Peqinit, të cilët  debatonin gjithmonë për ngjarjen banale.

Në qershor ndodhi edhe sherri i fundit që përfundoi tragjikisht. Ylber Xhahysa u ekzekutua mëngjesin e 8 qershorit në një lokal të fshatit. 44-vjecari nis të konfliktohej me Leonard Bashaliun. U përplasën për disa minuta me karrige. Pas kësaj, 36 vjeçari nxori armën dhe qëlloi 4 herë. Xhahysa u dërgua nga banorët e fshatit në spital, por humbi jetën disa minuta pasi mbërriti. m.v/Abcnews.al