Japonia inauguron autobusin “Dual mode”

schedule15:12 - 27 Dhjetor, 2021

schedule 15:12 - 27 Dhjetor, 2021

Një kompani hekurudhore në perëndim të Japonisë ka vënë në përdorim mjetet Dual Model, që funksionojnë si në rrugë ashtu dhe në shina.  Bëhet fjala për minibusë hibridë të modifikuar që kanë nisur të qarkullojnë në zona rurale. I pari u nis nga një terminal si një autobus me në bord 18 pasagjerë.

Kapaciteti është i reduktuar si pasojë e rregullave anti-Covid. Pas mbërritjes në stacion, mjeti u transformuar në një tren duke ulur rrotat në binarë, për ët vazhduar më tej udhëtimin.

/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!