Talebanët i ndalojnë gratë të udhëtojnë vetëm, pa pasur shoqërues një burrë të familjes

schedule09:09 - 27 Dhjetor, 2021

schedule 09:09 - 27 Dhjetor, 2021

Gratë në Afganistan duket se çdo ditë ndeshen me rregulla të reja që duhet të zbatojnë në jetën e tyre.

Talebanët së fundmi kanë vendosur që të ndalojnë udhëtimin vetëm të grave nëse ato nuk janë të shoqëruara nga një mashkull i familjes.

Mediat e huaja bëjnë me dije se ky është një vendim që prek të drejtat sociale të grave, duke u kufizuar lëvizjen.

Në vendimin e fundit mësohet se shoferët e taksive në Afganistan nuk duhet që të pranojnë femra në makinat e tyre nëse nuk kanë mungesë islame, pa specifikuar detaje të tjera. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!