Moderatorja shumë e dashur, Eva Murati ishte e ftuar këtë puntatë te spektakli i humorit, Kosherja. Ajo zhvilloi një takim me Amarildon e Kosheres për të diskutuar për një film që ky i fundit dëshiron të realizojë si producent. Gjatë bisedës së tyre, nuk munguan as komplimentet teksa ai e krahason me Eva Longoria.
“Ti ke disa projekte në Itali, e çojmë filmin dhe andej dhe bëhemi të famshëm dhe andej. Je më e bukur dhe se Eva Longoria. Nuk e ekzagjeroj fare se Eva Longoria është një pëllëmbë përmbi tokë. Apo nuk të ka vjedhur dhe emrin ajo hajdutja. Të të vijë anash“, thotë Amarildo mes të tjerash.
Por gjërat nuk shkuan ashtu siç duhet. Çfarë ndodhi? Ndiqni videon e mëposhtme.
/Abcnews.al