Rritet niveli i ujit në përroin e Sopotit, rreth 80 familje të bllokuara në Gjirokastër

schedule15:26 - 26 Dhjetor, 2021

schedule 15:26 - 26 Dhjetor, 2021

Reshjet e shiut që kanë përfshirë Gjirokastrën mbrëmjen e djeshme kanë sjellë problematikat e para.

Rreth 80 familje në lagjen “Lenxat” të këtij fshati janë bllokuar si pasojë e rritjes së nivelit të ujit, që ka bërë që ujërat e përroit të Sopotit të dalin nga shtrati duke pamundësuar kalimin e mjeteve nga ana tjetër e rrugës.

Erozioni i shkaktuar nga prurjet me intensitet të përroit ka rrezikuar muret rrethuese të banesave të zonës. Bashkia Gjirokastër ka nisur ndërhyrjen për pastrimin e inerteve dhe hapjen e rrugës në Lazarat. Situata përsëritet në këtë lagje sa herë ka reshje të dendura shiu.

Në përgjithësi situata në Gjirokastër paraqitet e qetë ndërsa reshjet e shiut vazhdojnë pa ndërprerje duke shtuar rrezikun e përmbytjeve në orët në vazhdim. /abcnews.al/