Vullkani në ishullin spanjoll La Palma ka shkatërruar qindra shtëpi dhe zona të mëdha tokash bujqësore pas tre muajsh nga dita e shpërthimit të tij ka përfunduar.
Mediat e huaja bëjnë me dije se prej më shumë se 10 ditësh në këtë zonë është shënuar një nivel i ulët aktiviteti nga vullkani Cumbre Vieja në ishullin e vogël, pjesë e ishujve Kanarie që shtrihen në brigjet veriperëndimore të Afrikës.
Për fat të mirë, asnjë lëndim apo vdekje nuk është lidhur drejtpërdrejt me shpërthimin, i cili filloi më 19 shtator, duke nxjerrë lumenj shkëmbinjsh të shkrirë dhe duke dërguar shtëllungë hiri që përmbante gazra toksikë në ajër.
Megjithatë, ai shkatërroi 1,345 shtëpi, kryesisht në anën perëndimore të La Palma, si dhe shkolla, kisha, qendra shëndetësore dhe infrastrukturë vaditëse të fermave.
Pamjet dramatike nga ditët e para të shpërthimit janë transmetuar vazhdimisht, duke treguar një re tymi të dendur duke përfshirë kullën e kambanës së një kishe përpara se ajo të shembej.
Shpërthimi, i cili u shoqërua me tërmete të shpeshta, është i pari në La Palma që nga viti 1971 dhe që zgjati më së shumti, në ishullin me rreth 83,000 njerëz. Ndërkohë rreth 7,000 njerëz janë evakuuar nga shtëpitë e tyre, madje të shumëve iu dhanë vetëm disa minuta për të paketuar gjërat e tyre./abcnews.al