Mesazhi për festën e Krishtlindjes, mbretëresha i bën homazh burrit të saj të ndjerë

schedule17:25 - 25 Dhjetor, 2021

schedule 17:25 - 25 Dhjetor, 2021

Mbretëresha Elizabeta ka nderuar bashkëshortin e saj në mesazhin e saj të parë për Krishtlindje, që pas ndarjes së tij nga jeta.

“Krishtlindjet mund të jenë të vështira për ata që kanë humbur të dashurit e tyre. Këtë vit e kuptoj veçanërisht përse”, tha ajo.

Ajo e përshkroi princin Philip si të “dashurin” e saj dhe tha se e ndjeu praninë e tij edhe gjatë periudhës së festave.

Teksa ndau një fotografi ku ata të dy shfaqen së bashku ajo i bëri homazh burrit të saj. “Sa më shumë që mua dhe familjes sime nga mungon ai, e di që ai do të donte që ne të shijonim festën e Krishtlindjes”.

Fotografia në kornizë që shfaqet gjatë transmetimit të mesazhit të mbretëreshës është marrë gjatë përvjetorit të martesës së tyre, dhe mbretëresha kishte vendosur të njëjtën karficë safiri që mbante në atë foto.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!