Sondazh

Foltorja 2 e Berishës braktiset nga njerëzit:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Arsenali përgatit tre goditje nga Seria A

schedule15:35 - 25 Dhjetor, 2021

schedule 15:35 - 25 Dhjetor, 2021

Portali britanik “football.london”, raporton se Arsenali po planifikon të rinovojë ekipin dhe po mendon tre goditje nga Seria A.

Objektivi i parë i Arsenal-it është sulmuesi serb Dusan Vlahoviç. Serbi është një nga emrat më të nxehtë në merkaton evropiane pasi kërkohet nga shumë ekipe të mëdha. Me Aubameyang dhe Lacazette që nuk bëjnë më pjesë në planet e Artetas, në janar ose në qershor Arsenal do të tentojë përsëri goditjen tek Fiorentina.

Më pas për mesfushën e krahut synohet lojtari suedez i Juventus-it, Kulusevski. Anësori nuk duket se është më në planet e Allegrit dhe minutat e tij me fanellën e ekipit italian duket se janë shumë të pakta. Arsenal e preferon Kulusevskin dhe për këtë gjë po planifikon në fillim të largojë Nicolas Pepe.

Preferenca e tretë është Kessie i Milan-t. Mesfushori nuk është dakort me rinovimin me klubin e Milanos e kështu po mendon largimin. Manchester United dhe Tottenham janë në garë për lojtarin por tashmë dhe Arsenali po mendon seriozisht për të./ h.ll/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!