Hekurudhat që dikur çanin shkretëtirën e Lindjes së Mesme

schedule12:33 - 25 Dhjetor, 2021

schedule 12:33 - 25 Dhjetor, 2021

Nga Medina, Oujda dhe Lydda, The Economist

Përktheu: Sonila Backa-abcnews.al

Historia e novelës së shkrimtares të famshme, Agatha Christie nisi në orët e para të mëngjesit në një ditë të ftohtë të dimri.  Ajo “braktisi” të shoqin, i cili ishte duke kërkuar për qeramikë në shkretëtirën veriore të Sirisë dhe u largua me tren për në Aleppo.

Sapo mbërriti në vend, qëndroi në një hotel të klasit të parë dhe të vetëm në qytet dhe filloi të shkruante atë që është ndoshta novela  më e famshme e të gjithë kohërave,” Vrasje në Orient Express”. Ndërsa udhëton në trenin legjendar Orient Ekspres, detektivi Herkul Puaro është i detyruar të zgjidhë enigmën e një vrasje misterioze. Ndërsa treni është i bllokuar në dëborë, një ndër pasagjerët qëllon për vdekje Rashet. Të gjithë janë të pafajshëm dhe të gjithë të përfshirë apo të dyshuar, raporton abcnews.al

Por megjithëse novela e bëri Christie-n autoren më të shitur në botë, në fakt ajo ishte një fusnotë në krahasim me krimin që shpalosej rreth saj – copëtimi i rrjetit më të gjerë hekurudhor që lidhi Lindjen e Mesme.

Pasagjerët në bordin e 0500 për në Stamboll ishin nga Bagdadi, Kirkuku dhe Mosuli. Ata gjithashtu mund të kenë ardhur nga Khartoumi, Aleksandria, Jerusalemi, Damasku dhe Basra. Hartat e asaj kohe tregojnë një rajon me shumë kryqëzime. Perandoria osmane në dekadat e saj të fundit ishte jashtëzakonisht energjike. Në vitin 1888, Sulltan Abdelhamid II nisi ndoshta projektin  më ambicioz në gjashtë shekujt e sundimit osman, për të lidhur  të katërta anët e perandorisë  me hekurudhë.

Abdelhamid nisi projektin me  vendet e shenjta të Islamit. Me ndihmën e sipërmarrësve të krishterë dhe hebrenj, ai ndërtoi një linjë nga Mesdheu përmes kodrave gëlqerore të Judesë deri në Jerusalem, ku u vendosën pelegrinët e parë në 1892. Tetë vite më vonë, ai ndërtoi një linjë 15 herë më të gjatë që lidhte Damaskun, pikënisjen tradicionale të haxhit ose pelegrinazhit mysliman, me Medinën, ku ndodhet varri i  Profetit Muhamed.

Hekurudha përfundoi në vitin 1908,  dhe ndryshoi rrugën e pelegrinazhit nga një udhëtim i rrezikshëm 40-ditor me deve nëpër shkretëtirat e Arabisë në një udhëtim tre-ditor të rehatshëm, raporton abcnews.al

Terminali i Damaskut, i riemërtuar Porta e Allahut, ishte e stilit barok.

Ky ndërtim shkaktoi ndodhi të tjera. Në vitet e muzgut të perandorisë, sulltanët bënë të mundur lidhjen e tre porteve —Tripolin, Bejrutin dhe Haifën me qytetet e lashta të rrugës së mëndafshit si Damasku, Homs dhe Alepo. Në prag të Luftës së Parë Botërore, sulltanët bashkëpunuan me Gjermaninë për të ndërtuar një linjë nga Berlini në Bagdad, duke anashkaluar kanalin e Suezit.

Perandoritë europiane që pushtuan Lindjen e Mesme realizuan shumë nga ato plane që osmanët nuk mundën të realizonin. Në vitet 1930, pasagjerët mund të udhëtonin nga kanali anglez në Kajro. Lindja e Mesme ka qenë një vend kozmopolitan i gjuhëve, etnive dhe sekteve që nga fillimi i qytetërimit.

Bordi turistik libanez realizoi broshura për vendpushimet e  skive në gjuhën hebreje. Hebrenjtë dhe arabët punuan nën komandën britanike në Hekurudhat e Palestinës, së bashku me 30 kombësi të ndryshme. Në Christie’s Express, dirigjenti ishte një francez. 70 vite më vonë, gjurmët bashkuan kontinentet që ishin në rrënoja. Nga Maroku në Irak  nuk kalon asnjë tren i vetëm. Ashtu si në vrasjen në Orient Express, rrjeti ra viktimë e goditjeve të shumta.  Të gjesh fajtorin është një nga pikat kryesore të rajonit.

I dyshuari i parë ishte një tjetër mysafir në Baron, në dhomën ngjitur me Christie’s. Për pjesën më të madhe të Luftës së Parë Botërore, Thomas Edward Lawrence, një oficer i inteligjencës britanike, u përpoq  për të kaluar  hekurudhën e Hixhazit. Ai ngriti një bandë beduinësh, hodhi në erë 79 ura dhe nxori nga shinat dhjetëra trena. Në shtëpi “Lorens i Arabisë” ishte një hero. Taktikat e tij ishin ato të një terroristi.  Shumë nga viktimat ishin civilë.

“Vrasja e turqve është e tmerrshme,” shkroi Lawrence.

E thënë ndryshe, britanikët kishin alibi. Ata ndërtuan hekurudha në Lindjen e Mesme para dhe pas osmanëve. Robert Stephenson, një pionier anglez ndërtoi shinat e Egjiptit në vitet 1850. Hetimi ndaj Lawrence zbuloi pista të tjera. Shumë nga rekrutët e tij beduinë e urrenin linjën e Hiyaz. Nën dinastinë puritane Al Saud, beduinë zhdukën gjurmët nga kufiri i tyre i ri në Medinë.

Megjithatë, edhe sauditët kishin alibi. Sapo beduini krijoi mbretërinë e tij, mbreti Abdelaziz Ibn Saud vrau qindra prej tyre. Britania dhe Franca kishin kërkuar prej kohësh mënyra të ndryshme për të ndërprerë  largimin e nënshtetasve të tyre myslimanë në Mekë dhe për të kufizuar ekspozimin e tyre ndaj islamistëve anti kolonialë.

Në vendin e krimit mund të gjendeshin edhe sionistët. Më 1 nëntor 1945, tre milicitë kryesore sioniste hodhën në erë linjat në më shumë se 150 pika dhe vendosën bomba në stacionet në kryqëzimin e Jeruzalemit dhe Lydda. Shtatë muaj më vonë, u shkatërruan  dhjetë ura që lidhnin hekurudhat dhe rrugët e Palestinës me botën arabe.

Shpërbërja vazhdoi me pavarësinë e Izraelit në vitin 1948. Izraeli hodhi në erë urën në Rosh HaNikram,e  cila lidhte Bejrutin dhe mbylli tunelin nëpër kodrat e Libanit të Jugut, duke shkëputur linjën  që lidhte Europën me Afrikën. Qeveria izraelite “zhduku” gjithashtu kompaninë hekurudhore të Palestinës dhe pushoi nga puna shumë punëtorë jo-hebrenj. Pas luftës së vitit 1967, Izraeli braktisi linjat osmane në Bregun Perëndimor, përdori gjurmët e Sinait për të forcuar mbrojtjen e tij në Bar Lev përgjatë kanalit të Suezit dhe mbylli Gazën – linjën e vjetër midis kontinenteve.

Izraelitët argumentojnë se ishin arabët ata që shkatërruan rrjetin e hekurudhave. Militantët palestinezë shënjestruan infrastrukturën hekurudhore gjatë revoltës së tyre kundër britanikëve në vitet 1930. Dhe me zell vetë shkatërrues, palestinezët shkatërruan linjat  e fundit të Gazës për të bërë tunele dhe raketa.

Konfliktet rajonale dhe luftërat civile i dhanë fund vuajtjeve. Francezët arritën të kontrollonin  pronat e tyre në Afrikën Veriore me hekurudhat  nga Algjeria. Por pas pavarësisë, Maroku dhe Algjeria luftuan për Saharanë Perëndimore. Dy qytete kufitare, Oujda dhe Maghnia, u përballen me njëri-tjetrin, të bashkuar nga etnia, feja, gjuha dhe martesat e përziera, por të ndarë nga barrikadat e ushtrisë. Stacionet e tyre, dikur pika tregtare, janë tashmë terminale.

Treni i fundit u nis nga Tripoli për në Bejrut në fillimin e luftës civile të Libanit në vitin 1975. Forcat pushtuese të Sirisë konvertuan Rayak, kryqëzimin e madh në një bazë ushtarake dhe e kthyen një hotel me dhoma torturash. Ofensiva e Izraelit në vitin 1982 përfundoi atë që mbeti në linjën e Bejrutit. Për vite me radhë, Agatha Christie ishte e mbijetuara kokëfortë. Ajo i mbijetoi trazirave në Bagdad në vitet 1980, gjithashtu edhe ndodhive në trenin nga Aleppo në Turqi . Më pas ishte lufta civile e Sirisë në vitin 2011.

Platforma qëndron ende në Aleppo, ku filloi “Vrasja” në romanin e Christie, por rruga e saj në lindje për në Irak u dëmtua nga bombardimet e Shtetit Islamik. Stacioni i Mosulit u shkatërrua. Unioni Arab i Hekurudhave u shpërbë në vitin 2016. Pas një sërë sulmesh me mortaja, reparti i shkrimeve të Christie, hoteli Baron, mbylli dyert në 2014.

Ashtu si 12 vrasësit në bordin e Orient Express, sundimtarët e rajonit kishin secili një motiv. Fuqitë koloniale ndërtuan Lindjen e Mesme. Diktatorët Tinpot e cilësuan  kozmopolitizmin dhe lidhjen midis vendeve si një kërcënim për identitetet e reja kombëtare. Feja e humbi universalitetin e saj. Siria dëboi inspektorët e saj francezë. Administrata hekurudhore e Irakut shkarkoi menaxherët e saj hebrenj. Pa ekspertizë, shumë linja u prishën. Linjat e trenave u bënë si tregje dhe pazare të lashta të rrugëve të mëndafshit, relike të së shkuarës kur pasuritë vinin nga tregtia rajonale dhe jo nga qiraja e një lënde të parë, qoftë naftë, gaz apo fosfate.

Mbrojtja nuk erdhi nga marrëdhëniet fqinjësore, por nga superfuqitë e largëta. Pasioni i ri tani ishin makinat dhe jo hekurudhat. Në vitin 2019, Egjipti ndërtoi  tramvajin midis qendrës së Kajros dhe periferisë së Heliopolis. Në vitin 2014 hipsterët amerikanë  e kthyen stacionin Mar Mikhael të Bejrutit në një bar. Izraeli i konvertoi terminalet e vjetra në Jaffa dhe Jerusalem në klube nate dhe restorante luksoze, raporton abcnews.al

Romani i Christie përfundon kur krimi zgjidhet. Megjithatë, historia e Lindjes së Mesme nuk përfundon kurrë.

Ndërsa epoka e naftës po i afrohet fundit, ka shenja se rajoni po ri zbulon vlerën e hekurudhave të tij të vjetra. Shumë shtete planifikojnë të diversifikojnë ekonomitë e tyre drejt tregtisë dhe industrive të tilla si turizmi. Sundimtarët shqetësohen se nuk mund të mbështeten më tek Amerika dhe po investojnë në diplomacinë rajonale. Qeveritë dhe lëvizjet politike po ri zbulojnë me kujdes përfitimet e rritjes së fesë. Komunitetet hebraike po përhapen kudo në Lindjen e Mesme. Izraeli ka partinë e tij të parë myslimane në qeveri.

Maroku hapi rrjetin e parë të hekurudhave në vitin 2018, duke pritur ta zgjerojë në Afrikën perëndimore brenda 20 viteve.

“Me lëvizjen vjen dhe rritja e tregtisë”, tha Muhammad Rabie Khilie, kreu i hekurudhave të Marokut. “Është palca kurrizore e zhvillimit.”

Një shekull pasi sauditët shkatërruan linjën Hiyaz, trenat e transportit të ndërtuara në Spanjë po garojnë mes qyteteve me shpejtësi 300 km/orë. Një linjë për në kufirin e Jordanisë pritet  të hapet në mars, duke u përgatitur për ditën kur pasagjerët përmes Izraelit mund të udhëtojnë për në Mesdhe.

Duke pasur shpresa të ngjashme, Izraeli po ndërton katër linja, që shtrihen në mënyrë perfektë drejt lindjes. Kompania kineze që operon terminalin e kontenjerëve në Haifa, falë një linje të vetme mund të zgjasë nismë e Kinës “Një brez, një rrugë”, përmes Jordanisë.

Gjithashtu Irani ka rënë dakord me Irakun për të mbushur boshllëkun prej 32 km në hekurudhën e tij drejt Irakut jugor, gjithashtu me ndihmën kineze, duke përdorur rrugën e  vjetër të mëndafshit për në Siri. Në tetor Iraku rihapi linjën për në Mosul dhe njoftoi planet për të ndërtuar një lindje drejt Turqisë.

Ndërkohë ka ende plane për linja që mund të lidhin shtetet arabe përgjatë Gjirit. Egjipti po përpiqet të ndërtojë një linjë, e cila përfshin një hekurudhë më të madhe në botë dhe linja të reja drejt Libisë, Sudanit dhe Arabisë Saudite.

Ndryshe nga mashtruesi amerikan i novelës së  Christie, trenat Orient dhe Taurus Express, dhe bashkë me ta edhe ëndrra e Levant, mund nxisë sërish ndërtimin e hekurudhave.

/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!