Vuçiç: Marrëdhënie të shkëlqyera me Shqipërinë, Rama nën presion nga Kosova për këtë

schedule07:30 - 25 Dhjetor, 2021

schedule 07:30 - 25 Dhjetor, 2021

Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiç, ka reaguar në lidhje me djegien e flamurit serb gjatë vizitës së tij në Tiranë, duke thënë se për këtë, kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ndodhet nën presion.

Vuçiç tha se djegia e flamujve të tjerë është akt i paqytetëruar, duke kërkuar që mos ta detyrojnë të flasë se në çfarë presioni gjendet Rama për këtë ndodhi.

“Është e paqytetëruar të digjni flamujt e të tjerëve, ne kemi marrëdhënie të mira me Shqipërinë, mos më detyroni të ju tregoj se nën çfarë presioni ndodhet Rama për këtë. Ky (Ballkani i Hapur) është projekti më i madh i paqes, që Ballkani ka bërë dhe unë besoj se “Ballkani i Hapur mund të jetë një makinë për rritjen dhe zhvillimin e të gjithë Evropës. Ne do ta mbyllim këtë vit si vendi me normën më të lartë kumulative në Evropë gjatë dy viteve të fundit. Ballkani i hapur është lufta jonë për të pasur të drejtë për një të ardhme sipas dëshirës sonë”, ka thënë Vuçiç në një intervistë për Tv Prva.

Kujtojmë se gjatë vizitës së Vuçiç në Tiranë, mbështetësit e Sali Berishës i kanë vënë flakën dhe kanë shkelur me këmbë një flamur të Serbisë, duke bërë thirrje kundër Serbisë dhe kundër nismës së Ballkanit të Hapur./Express

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!