Nuk ka kaluar ende 24 orë nga publikimi, kënga e re nga Butrint Imeri dhe Don Xhoni ka arritur mbi dy milionë klikime në Youtube.
“Corazon” është bashkëpunimi i parë i tyre, që është pritur shumë mirë nga fansat e këngëtarëve. Ky projekt duket se po bën namin, duke u dëgjuar në çdo diskotekë, radio apo makinë.
Kujtojmë se para projektit “Corazon”, Butrinti solli këngën “Kuku” që numëron mbi 32 milionë klikime në Youtube, ndërsa Don Xhoni solli këngën “Gjuj për to” në bashkëpunim me Loredanën. Kjo këngë ka arritur mbi 14 milionë klikime në Youtube./abcnews.al