Simone Inzaghi momentalisht është trajneri më i mirë në historinë zikaltër me pikët mesatare.
Sipas “Libero”, Inzaghi ka grumbulluar për ndeshje 2,24 pikë duke zënë vendin e parë. Ish-trajneri i Lazios parakaloi Leonardon me 2,16 pikë, dyshen Mancini-Mourinho me 2,12 pikë dhe Antonio Conte me 2,11 pikë për ndeshje.
Simone Inzaghi tashmë ka një vend të veçantë në historinë e Inter-it, por gjëja më me rëndësi do të jetë fitimi i titujve.
Zikaltërit ndodhen në vendin e parë në Seria A dhe gjithashtu kanë arritur të kalojnë grupet e Champions League./ h.ll/abcnews.al