Kryeministri britanik Boris Johnson i ka kërkuar qytetarëve të vaksinohen dhe të marrin dozat përforcuese, duke i përshkruar si një dhuratë të mrekullueshme për familjet e tyre.
“Megjithëse koha për të blerë dhurata teorikisht po mbaron, ka ende një gjë të mrekullueshme që mund t’i dhuroni familjes dhe gjithë vendit tuaj dhe ajo është që të vaksinoheni”, tha ai.
”Të vaksinohemi jo vetëm për veten, por edhe për miqtë dhe familjen dhe këdo që takojmë. Dhe ky, në fund të fundit, është mësimi i Jezu Krishtit, lindja e të cilit është në qendër të kësaj feste të madhe, që ne duhet t’i duam fqinjët tanë ashtu si duam veten”, përfundoi kryeministrit Johnson.
/abcnews.al