1.7 milion persona u infektuan me Covid gjatë javës së kaluar në Mbretërinë e Bashkuar, përkatësisht 1 në 35 persona – numri më i lartë i të infektuarve që nga fillimi i pandemisë. Sipas të dhënave të Zyrës për Statistikat Kombëtare, 1 në 20 persona janë të infektuar me Omicron.
Në Uells, rreth një në 45 persona u infektuan me Covid gjatë një javë, ndërsa shkalla e infektimit në Skoci ishte një në 65 persona dhe në Irlandën e Veriut ishte një në 40. Britania ka regjistruar 11,767,262 raste dhe 147,720 viktima që nga fillimi i pandemisë.
/abcnews.al