Ndryshime në qeveri, lirohet nga detyra zv.ministrja e Financave, kush e zëvendëson

schedule14:14 - 24 Dhjetor, 2021

schedule 14:14 - 24 Dhjetor, 2021

Olta Manjani emërohet zëvendësministre e Financave dhe Ekonomisë. Ajo zë vendin e Dajna Sorensen, e cila është liruar nga kjo detyrë.

“Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës dhe të pikës 2, të nenit 6, të ligjit nr.9000, datë 30.1.2003, “Për organizimin dhe funksionimin e Këshillit të Ministrave”, me propozimin e Kryeministrit, Këshilli i Ministrave  vendosi  Znj. Olta Manjani emërohet zëvendësministër i Financave dhe Ekonomisë. Ky vendim hyn në fuqi menjëherë”.

Lirim nga detyra

Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës dhe të pikës 2, të nenit 6, të ligjit nr.9000, datë 30.1.2003, “Për organizimin dhe funksionimin e Këshillit të Ministrave”, me propozimin e Kryeministrit, Këshilli i Ministrave vendosi: Znj. Dajna Sorensen, zëvendësministër i Financave dhe Ekonomisë, lirohet nga kjo detyrë. be.k/abcnews.al