Nga Matthew Collin, Balkan Insight
Është shumë e vështirë të kalosh një ditë pa rrezik, pasi të shkosh në vijën e parë të frontit ose të raportosh nga rrugët e Sarajevës, ishte si një lotari, një çështje fati.” Kështu e kujton gazetarja boshnjake Arijana Saracevic Helac fillimin e viteve 1990 – një kohë rreziku, frike dhe gjaku.
“Kam qenë me fat gjatë luftës,” tha Saraçevic Helac, i cili në atë kohë punonte për Radio-Televizionin e Bosnjës dhe Hercegovinës. “Më rrëmbyen, rashë nga helikopteri, më kaloi një plumb aq afër saqë e kisha shenjen për vite me radhë.
Luftërat ballkanike të viteve 1990 ishin disa nga më vdekjeprurëset në histori për gazetarët. Gjatë dhe menjëherë pas konflikteve që shpërthyen në mes të rënies së Jugosllavisë dhe vazhduan nga viti 1991 deri në vitin 2001, u vranë më shumë se 150 gazetarë, fotografë, operatorë kamerash televizive, producentë, dhe punonjës të tjerë të medias, raporton abcnews.al
Disa u qëlluan për vdekje nga luftëtarët në postblloqe, disa u vranë në zyrat e tyre ose jashtë shtëpive të tyre; të tjerët vdiqën nga sulmet ajrore. Ata vinin nga një sërë mediash dhe vende të ndryshme, por e vetmja gjë që kishin të përbashkët ishte se ata u vranë ndërsa po bënin punën e tyre.
Të gjitha vdekjet e tyre kanë lënë gjurmë të pashlyeshme – fotografi 23-vjeçar që u qëllua teksa bënte fotografinë e fundit të qytetit të tij të dashur që ishte në flakë; korrespondenti i gazetës të cilit iu thye kafka me makinën e tij të shkrimit; gazetarët që u vranë një ditë pas pasqyrimit të luftës që kishte përfunduar; ekipi televiziv që vdiq duke mbrojtur trupin e një fëmije pesë-vjeçar nga një shpërthim në artilerie.
Por disa nga vrasjet e punonjësve të medias gjatë luftërave të viteve 1990 u hetuan siç duhet, madje edhe nga vendet e tyre. Por shumë pak njerëz janë ndjekur penalisht. Që nga janari 2022, vetëm një është dënuar – shefi paraushtarak serb ‘Kapiten Dragan’ Vasiljkovic, i cili u shpall fajtor për krime lufte kundër të burgosurve të luftës dhe civilëve, duke përfshirë një gazetar. Në disa raste, nuk është as e qartë se kush qëlloi dhe mosmarrëveshjet vazhdojnë ende se cila palë në fushën e betejës ishte fajtore. Dosjet e çështjeve janë ende të hapura në prokuroritë në të gjithë Ballkanin.
Kushtet specifike të luftërave ballkanike krijuan rreziqe specifike për gazetarët – veçanërisht gatishmëria e forcave të ndryshme për të shënjestruar zonat civile të qyteteve si Sarajeva. “Kishte kaq pak respekt për civilët, për njerëzimin,” sipas Janine di Giovanni, e cila mbuloi luftërat ballkanike për The Times .
“Dhe gazetarët në Sarajevë, ishinpjesë e qytetit. Kështu që edhe ne ishim në shënjestër – jo sepse ishim gazetarë, por sepse ndodheshim atje.”
Një arsye pse konfliktet ballkanike ishin kaq vdekjeprurëse për gazetarët ishte për shkak të përfshirjes së gjerë të paraushtarakëve – luftëtarë të cilët ishin “të shtyrë nga urrejtja nacionaliste, të motivuar nga plaçkitjet dhe dëshira për të shfarosur palën tjetër”, sipas Drago Hedl, i cili raportoi për gazetën Slobodna Dalmacija .
Njësitë paraushtarake vepronin me një ndjenjë mosndëshkimi. Siç theksoi dikur korrespondenti veteran i BBC-së, John Simpson: “Ata e dinë se nuk ka gjasa të përballen me ndonjë problem nëse qëllojnë një dëshmitar të papërshtatshëm.” Ata shpesh ishin të patrajnuar ushtarakisht dhe të keqdisiplinuar, dhe ndonjëherë të dehur. Në vitin 1999, ndërsa raportonte për luftën e Kosovës, Janine di Giovanni dhe dy kolegë u dërguan në pyll nga ushtarakët e dehur dhe më pas “u detyruan të gjunjëzoheshin ndërsa përgatiteshin për ekzekutim”.
“Ata na kanë qëlluar në kokë dhe po debatonin nëse do të më përdhunonin apo jo,” kujton di Giovanni. “Siç ndodh shpesh në luftë, rastësia e fatit ndërhyri – ata morën një telefonatë në radio se një pilot amerikan u qëllua aty pranë, kështu që ata thjesht vodhën të gjitha pajisjet dhe paratë tona dhe na hodhën në mes të një mali.”
Luftërat ballkanike u karakterizuan nga bashkim fragmetesh të vijave të frontit dhe pikave të kontrollit, dhe gazetarët ndonjëherë padashur devijonin në një territor të rrezikshëm. Marcus Tanner, i cili punoi për The Independent gjatë viteve të luftës, kujton se “një turmë e madhe serbësh kroatë histerikë, i nxorën nga makina ime dhe derdhën benzinë mbi ata, duke i thënë nëse ata do të vdisnin, edhe pjesa tjetër duhej të vdiste.”
Disa objekte mediatike u goditën sepse cilësoheshin si kanale për ‘propagandën e armikut’. “Sulmi i parë në Bosnje dhe Hercegovinë kishte në shënjestër mediat. Hum [kulla e transmetimit televiziv të Sarajevës] u ndalua për të thënë të vërtetën rreth agresionit në Bosnje dhe Hercegovinë, në mënyrë që asnjë lajm mos të transmetohej në pjesën tjetër të botës,” tha Arijana Saracevic Helac, raporton abcnews.al
Disa vite më vonë, NATO bombardoi selinë e Radio-Televizionit Serb në Beograd, sepse sipas kryeministrit britanik Toni Bler, ishte pjesë e “aparatit të diktaturës dhe pushtetit të Milloshevicit”.
Menaxhmenti i televizionit nuk arriti të evakuonte stafin e tij dhe 16 prej tyre u vranë. Shumë besojnë se ata u lanë atje për të vdekur në mënyrë që të mund të përdoreshin për qëllime propagandistike nga regjimi i Milloshevicit.
Organet e medias ishin gjithashtu në shënjestër në një përpjekje për të kontrolluar narrativen e konfliktit. Jeta Xharra, e cila ka punuar si përkthyese gjatë luftës së Kosovës dhe tani është drejtore e BIRN Kosova, thotë se regjimi i presidentit jugosllav Slobodan Milloshevic po përpiqej ta paraqiste konfliktin e Kosovës si një luftë vetëmbrojtjeje nga forcat e tij, “kur në fakt ishin ata që vranë, plaçkitën dhe spastruan etnikisht fshatrat e populluara nga jo-serbë.
Pra, ishte në interesin e tyre të siguroheshin që e vërteta të mos dilte në shesh, dhe cila mund të ishte mënyra më e mirë për të zhdukur të vërtetën përveç vrasjes të një gazetari?”
Xharra kujton se si një operatore e kamerës së BBC-së me të cilën po punonte u qëllua nga një snajper ndërsa po mbulonin një sulm nga trupat dhe paraushtarakët serbë në kompleksin e një udhëheqësi të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës në vitin 1998.
“Plumbi kaloi nëpër një pako cigare, dhe më pas në baterinë e celularit të tij. Celulari në thelb e ndaloi plumbin ta qëllonte në stomak”, tha ajo. “Arsyeja tjetër pse lufta ishte kaq e rrezikshme për gazetarët është sepse Millosheviç kishte investuar shumë në propagandë,” vazhdon Xharra. “Pra, që gazetarët e huaj të vinin dhe t’i portretizonin shqiptarët si viktima të regjimit të Milloshevicit në Kosovë, po shkatërronte totalisht narrativen që ai po përpiqej t’i paraqiste botës se ai vetëm po mbronte krishterimin kundër myslimanëve terroristë.
Pra, aksionet ishin të larta dhe kjo është arsyeja pse ai arrestonte gazetarët e huaj që vinin për të raportuar.”
Ndonjëherë, gazetarë të caktuar ishin në shënjestër për hakmarrje politike, si redaktori dhe botuesi Slavko Curuvija, një kundërshtar i hapur serb i Millosheviçit, i cili u qëllua për vdekje në Beograd nga shërbimi i sigurimit shtetëror gjatë sulmeve ajrore të NATO-s në Jugosllavi. Për shkak se konfliktet ballkanike ishin shumë pranë Europës Perëndimore, do nënkuptonte se ishte e lehtë për gazetarët e rinj dhe të papërvojë të udhëtonin atje.
“Për kaq shumë njerëz, ishte lufta e tyre e parë. Kështu që shumë njerëz shkuan atje pa i ditur rregullat e angazhimit, jo vetëm profesionalisht, por për sa i përket kujdesit për veten e tyre,” sipas Ed Vulliamy, i cili raportoi luftën në Bosnje për The Guardian. “Askush nuk u tha atyre: ‘Ju nuk kaloni vijën e frontit’. Ata e zbuluan rrugën e vështirë.”
“Këto ishin luftërat e para të brezit tonë, kështu që askush nuk kishte përvojë,” thotë Tim Judah, i cili ishte korrespondent i Ballkanit për The Economist dhe The Times gjatë konflikteve. “Në të njëjtën kohë shumë organizata të lajmeve nuk donin të shpenzonin paratë e nevojshme për të mbrojtur gazetarët e tyre.”
Judah kujton një incident në fillim të luftës në Kroaci, kur ai dhe kolegët e tij pyetën një gazetar gjerman nëse donte t’i shoqëronte në zonën e Glinës, ku kishte raportime për dhunë. Gjermani nuk pranoi. “Në Glinë, predha mortajash filluan të binin rastësisht, kështu që ne u kthyem në makinën tonë dhe u larguam sa më shpejt që mundëm.
Është një imazh që më ka mbetur në memorien time, sepse, duke parë prapa, pyes veten se çfarë nëse mund të kisha bërë diçka për ta ndaluar atë.” Në makinë ishte gjermani, Egon Skocia. Atë ditë ai u vra në Glinë.
Gazetarët vendas në republikat e ndryshme jugosllave u gjendën në një situatë të re të rrezikshme sapo shpërthyen konfliktet. Siç thotë Ed Vulliamy: “Ata nuk dolën të kërkonin luftë, lufta i gjeti ata.” Ata ishin më pak të mbrojtur dhe u përballën me më shumë rrezik sesa homologët e tyre të huaj më të pasur dhe duhej të mësonin më shpejt në punë. “Ne u forcuam në fushë,” thotë Arijana Saracevic Helac. “Askush nga ne nuk ishte i trajnuar për të mbuluar luftën, nuk kishim asnjë lloj mbrojtje, thjesht u angazhuam”.
Marcus Tanner thotë se të gjitha palët në të gjitha luftërat ballkanike donin të kishin opinionin ndërkombëtar në anën e tyre, ndaj nuk synonin qëllimisht gazetarët e huaj. Gazetarët vendas të etnive ‘armiq’ ishin një çështje tjetër, megjithatë: “Ishte shumë ndryshe për gazetarët vendas që shiheshin si propagandues të “palës tjetër” dhe të shënjestruar dhe trajtuar në përputhje me rrethanat.”
Gjatë luftërave të viteve 1990, gazetarët që punonin në qyteza dhe qytete që ishin nën pushtim ishin po aq të bllokuar sa pjesa tjetër e popullsisë vendase dhe me më shumë të rrezikuar të vriteshin, si Sinisha Glavasevic, redaktori i Radio Vukovarit, i cili u vra së bashku me disa qindra të tjerë kur qyteti i rrethuar kroat ra në 1991, raporton abcnews.al
Disa gazetarë që mund të kishin ikur, në fakt vendosën të qëndronin dhe të vazhdonin të raportonin, duke ndier se e kishin për detyrë t’i informonin bashkatdhetarët e tyre, e ndoshta edhe botën më gjerë, për atë që po ndodhte. “Për ne, lufta për të vërtetën ishte lloji i rezistencës sonë,” thotë Saracevic Helac.
Për disa gazetarë të pavarur, rreziku nuk u zhduk me ndalimin e luftimeve. “Unë mund të isha vrarë disa herë, si dhe gati një mijë bashkëqytetarë të mi që u vranë në rrugët e qytetit ose në shtëpitë e tyre gjatë bombardimeve. Por kur mbaroi lufta dhe fillova të shkruaj për krimet e kryera nga disa pjesëtarë të popullit tim, u bëra një objektiv i gjallë. Mora kërcënime, madje edhe kërcënime me vdekje dhe isha i frikësuar për jetën time ”, tha Drago Hedl.
Autoritetet në shtetet e ish-Jugosllavisë kanë dështuar pothuajse plotësisht në zbatimin e drejtësisë për vdekjen e këtyre gazetarëve dhe punonjësve të medias, kryesisht për shkak të neglizhencës apo mosinteresimit zyrtar, por ndonjëherë për shkak se vrasjet e tyre ende ngrenë pikëpyetje për njerëzit me lidhje me nivelet më të larta të pushtetit në Ballkan sot.
Kjo pandëshkueshmëri e dukshme ka dërguar sinjalin e zymtë se shënjestrimi i gazetarëve nuk do të rezultojë në ndëshkim. “Fakti që kaq pak njerëz janë dënuar për vrasjet e gazetarëve në Ballkan tregon që vrasja nuk është një prioritet”, tha Emma Daly, e cila raportoi për The Independent. gjatë luftërave të viteve 1990 dhe tani punon për Human Rights Watch.
Në mungesë të drejtësisë, libri Last Despatches i BIRN përfaqëson një akt përkujtimor. 20 historitë e përpiluara këtu janë pjesë e një serie që BIRN ka botuar që nga viti 2018, e quajtur gjithashtu Last Despatches, në të cilën kujtimet e punonjësve të medias që vdiqën mbahen gjallë nga familjet, miqtë dhe kolegët e tyre.
Përpjekjet tona për të ruajtur kujtesën e tyre pasqyron gjithashtu besimin tonë se një media e lirë është më e rëndësishme se kurrë në luftën për demokraci të vërtetë dhe paqe të qëndrueshme në Ballkan.
“Sakrifica e tyre le të jetë një paralajmërim, në dobi të paqes dhe tolerancës.”
Përktheu Sonila Backa-abcnews.al