Të paktën dy persona dyshohet se e kanë ekzekutuar 30-vjeçarin Can Kariçi mbrëmjen e djeshme në Kodër Kamëz.
Burime për gazetaren e Abc Xhensila Kodra bëjnë me dijen se makina “Audi” që u dogj në Institut e cila dyshohet se është e autorëve, ishte me targa të huaja. Brenda saj është gjetur edhe një kallashnikov. Dy atentatorët, të cilët njëri mund të ketë bërë rolin e qitësit, ndërsa tjetri ka drejtuar makinën pa krimit, ende nuk janë identifikuar.
Kariçi dyshohet se është ruajtur dhe më pas ekzekutuar me psitoletë sapo ka ndezur makinën në rrugën “Nikoll Vatnikaj”. Ai është qëlluar brenda makinës me targa të huaja të cilën e përdorte për të lëvizur. Mësohet se viktima është qëlluar me armë zjarri të pajisur me silenciator, pasi nuk janë dëgjuar të shtëna në zonë.
Can Kariçi 30-vjeç me origjinë nga Dibra, mësohet se ishte banues në lagjen Nr.1 Bathore. Viktima ka qenë me precedent të mëparshme penale, konkretisht në fushën e krimeve kundër personit. Të njëjtat burime bëjnë me dije se Can Kariçi ishte shok me Erigers Mihasin. Ky i fundit bashkë me Armand Dumanin, u vranë me breshëri kallashnikovi brenda një makine Audi të bardhë në lagjen e Astirit. Po ashtu viktima e sotme raportohet të ishte mik edhe me Vis Martinajn, një emër ky i lakuar shpesh herë në botën e krimit.
Lexo edhe: FOTO/ Ky është viktima që u ekzekutua në Kodër Kamëz
Pas ekzekutimit, mbrëmjen e djeshme, një makinë tip “Audi” është gjetur e djegur në Institut, disa kilometra larg vendit të ngjarjes. be.k/abcnews.al