Akuza e katërt ndaj Chris Noth, këngëtarja pretendon se aktori e kërcënoi pas abuzimit seksual

schedule07:36 - 24 Dhjetor, 2021

schedule 07:36 - 24 Dhjetor, 2021

Një tjetër grua akuzon aktorin e “Sex and the City”, Chris Noth për abuzim seksual. Këngëtarja Lisa Gentile pretendon se është abuzuar seksualisht nga aktori në vitin 2002 ndërsa punonte si këngëtare. Kjo është ankesa e katërt ndaj aktorit. 54-vjeçarja tha se e takoi Noth kur frekuentonte një restorant në fillim të viteve 2000.

Ajo tha se Noth kishte këmbëngulur ta ndiqte deri në apartamentin e saj në Nju Jork, ku filloi ta përqafonte dhe ta prekte. Ajo thotë se nisi t’i “fuste duart nën këmishën time. Vazhdova t’i shtyja duart ndërsa ai po më hapte këmishën”, duke pretenduar se më pas i tërhoqi dorën drejt organit të tij gjenital.

Më pas Lisa tha se më në fund arriti ta largonte, duke pretenduar se Noth u zemërua dhe filloi ta shante. Ajo thotë se e kërcënoi se nëse do të tregonte do t’i shkatërronte karrierën. “Kisha frikë të dilja përpara për shkak të fuqisë së Noth-it dhe kërcënimeve të tij për të më shkatërruar karrierën time,” tha Gentile.

Lisa Gentile came forward on Thursday claiming that Sex and the City actor Chris Noth forced himself onto her back in 2002

Duke iu përgjigjur akuzave të para, aktori mohoi t’i ketë sulmuar. “Akuzat kundër meje të bëra nga individë që kam takuar vite, madje dhe dekada më parë janë kategorikisht të rreme. Këto histori mund të kenë qenë nga 30 vjet ose 30 ditë më parë – jo gjithmonë do të thotë jo – kjo është një vijë që nuk e kalova.

Chris Noth

Takimet ishin konsensuale. Është e vështirë të mos vihet në dyshim koha e shfaqjes së këtyre historive. Nuk e di me siguri pse po dalin në sipërfaqe tani, por e di këtë: unë nuk i kam sulmuar këto gra,” tha Noth në një deklaratë të fundit./abcnews.al