Kongresmenja e Filadelfias grabitet me armë në mes të ditës

schedule04:17 - 24 Dhjetor, 2021

schedule 04:17 - 24 Dhjetor, 2021

Një kongresmeneje amerikane i është rrëmbyer makina dhe sendet e saj nën kërcënimin e armës gjatë një grabitjeje në qytetin e Filadelfias. Ditën e mërkurë makina e kongresmenes Mary Gay Scanlon u gjet nga policia në qytetin e Newark me 5 të dyshuar brenda.

Telefoni dhe karta e indetitetit ishin disa nga sendet që grabitësit i morën politikanes amerikane. Zyra e kongresmenes deklaroi që ajo nuk kishte pësuar asnjë lëndim. Autoritetet akoma nuk kanë ngritur akuza ndaj të dyshuarve. Krimet e dhunshme kanë pasur një rritje në Filadelfia si në shumë qytete të tjera amerikane raporton “BBC”.

Policia deklaroi që të dyshuarit janë duke u proceduar dhe nuk dha detaje të tjera. Grabitësit e sulmuan kongresmenen në momentin që po kthehej në makinën e saj pasi kishte mbaruar një takim pune. Grabitjet e makinave janë rritur me 80% në Filadelfia në vitin 2021 sipas “CBS News”. Një ligjvënës amerikan u grabit në periferi të Çikagos 24 orë para se të grabitej kongresmenja.

Policia deklaroi që senatores së shtetit të Ilinoisit Kimberly Lightford dhe bashkëshortit të saj i grabitën makinën Mercedes në qytetin e Çikagos ditën e martë. /abcnews.al