Pacolli: Në Kosovë nuk ka rritje ekonomike prej 9.9%

schedule21:02 - 23 Dhjetor, 2021

schedule 21:02 - 23 Dhjetor, 2021

Lideri i AKR-së, Behgjet Pacolli ka thënë se në vendin tonë nuk do të ketë rritje ekonomike, as rritje të punësimit prej 9.9 për qind, ashtu siç kanë deklaruar nga Banka Qendrore e Kosovës, në tetor të këtij viti.

Pacolli përmes një postimi në Facebook shkruan se rritja reale ekonomike në Kosovë nuk mund të kalojë mbi 4.8-5 për qind.

Kjo sipas tij, viti 2020 nuk mund të mirret si vit referencë, pasi në atë vit gjithçka ka stagnuar, por duhet bërë një krahasim me vitin 2019.

Postimi:

Kam dëgjuar që po flitet  për rritjen ekonomike të vendit dhe rritjen e punësimit.

Në Kosovë nuk ka rritje ekonomike prej 9.9%, për shumë arsye.

Nuk mund viti 2020 të mirret si vit referencë. Në atë vit (2020) gjithçka stagnonte.

Bëni një krahasim me vitin 2019 dhe do të shihni se rritja reale ekonomike në Kosovë nuk mund të kalojë mbi 4.8-5%.

Një përshkrim si matës i rritjes ekonomike;

Përqindja që paraqet ndryshimin e gjendjes së faktorëve ekonomikë gjatë periudhave referuese

konsiderohen si rritje, stagnim ose degresion ekonomik

Si rritje ekonomike konsiderohet;

1) Rritja e te ardhurave për kokë banori,

2) Performanca ekonomike e faktoreve prodhuese dhe sherbyese, që rrjedhin nga investimet te financuara nga kapitali kombëtar si dhe atyre që rrjedhin nga kapitali i huaj ose remitancat e që ndikojnë edhe rritjen e punsimeve,

3) përqindja e rritjes së konsumit të popullsisë,

4) Përqindja e vëllimit të investimeve ne projektet për përmirësimin e infrastrukturës publike,

5) Krijimi i kushteve të qëndrushmerisë ( kursimet),

… duke pas parasysh edhe keta faktor;7

1) Rritja e te ardhurave për kokë banori,

2) Performanca ekonomike e faktoreve prodhuese dhe sherbyese, që rrjedhin nga investimet te financuara nga kapitali kombëtar si dhe atyre që rrjedhin nga kapitali i huaj ose remitancat e që ndikojnë edhe rritjen e punsimeve,

3) përqindja e rritjes së konsumit të popullsisë,

4) Përqindja e vëllimit të investimeve ne projektet për përmirësimin e infrastrukturës publike,

5) Krijimi i kushteve të qëndrushmerisë ( kursimet),

… duke pas parasysh edhe keta faktor;7

a) Përmirësimi i cilësisë së jetës (barazia socio-ekonomike, inflacioni, kostot, etj.),

b) përqindja e rritjes së të ardhurave dhe shpenzimeve të popullsisë që ndikojnë në shkallën e rritjes së standardit të jetesës së qytetarëve, duke marrë parasysh faktin e stoqeve (rezervat apo kursimet që krijojnë qëndrueshmëri për të ardhmen),

c) shpërndarja e të ardhurave dhe shpenzimeve të të gjitha segmenteve të popullsisë (mesatarja )

d) Pêrqindja e të ardhurave nga aktivitetet jozyrtare (ato familjare)

h) ndryshimi i gjendjes shëndetësore dhe mjedisit jetësor të popullatës (cilësia e jetës së popullatës, e cila matet, normalisht nëpërmjet anketave)

i) masat e marra për të garantuar mirëqenien e qëndrueshme të qytetareve

j) Përpilimi i rregullt i raporteve matese, në bazë të numrave, emrave, datave dhe vlerave monetare qe percjellin dukurit ekonomike